Protesta e paralajmëruar nga opozita më 8 korrik në orën 20:00, ka bërë që të ndryshohet orari kur do të mbahet seanca plenare që pritet të zhvillohet po ditën e hënë.

Mësohet se seanca që ishte parashikuar të zhvillohej në orën 18:00 do të fillojë në orën 17:00.

Mesa duket ky ndryshim i orarit është bërë për të shmangur incidentet mes protestuesve dhe deputetëteve.

Opozita ka lajmëruar se do të zhvillojë protestënb e 10-të kombëtare të hënën në orën 20:00.