Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me artikujt e bëra nga ndërkombëtarët mbi protestën e opozitës të zhvilluar pasditen e djeshme.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Meta tha se kjo protestë ishte një sukses i madh në arenën ndërkombëtare në mbrojtje të pluralizmit lirisë dhe të drejtave të njeriut.

Postimi:

Protesta e djeshme madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit dhe mesazhi i qartë që ajo dha është përcjellë gjerësisht në mediat më prestigjioze të botës.
Një sukses i madh në arenën ndërkombëtare i betejës pa kthim të popullit shqiptar në mbrojtje të pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!