Kreu i Partisë Republikane ka paraqitur situatën në Shqipëri në një tryezë të OSBE. 

Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar se në raportet e OSBE për zgjedhjet e kaluara ishte theksuar blerja e votës dhe ndërhyrja në procesin zgjedhor të elementëve kriminalë. Këto janë disa nga arsyet e forta që kanë sjellë protestën masive të Edi Ramës dhe qeverisë së inkriminuar, ka thënë Mediu.

Ai u ndal në nevojën për një reformë zgjedhore me ndihmën dhe mbështetjen e strukturave ndërkombëtare, si kusht i vetëm për një Shqipëri të denjë për familjen evropiane.