Një efektiv policie u transportua me ambulancë në drejtim të spitalit për ndihmë mjekësore.

Polici ishte në shërbim gjatë protestës së opozitës që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës.

Duke qenë se nuk u ndje mirë, efektivi ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë. Doktor Ilir Alimehmeti, pjesë e protestës, i ka dhënë ndihmën e parë.