Ka nisur të mblidhen protestuesit e thirrur nga opozita teksa Kuvendi pritet të zhvillojë seancë plenare në orën 17:00. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka marrë masa dhe para institucionit të Kuvendit është vendosur kordoni policor.

Protesta surprizë e opozitës erdhi pas njoftimit nga mazhoranca për mbajtjen sot të seancës plenare që zëvendëson atë të ditës së enjte të javës që lamë pas.

Gjatë seancës së sotme plenare, Kuvendi pritet të shqyrtojë dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të drejtësisë së re KLGJ dhe KLP.