Tiranë, 23 maj 2014 – Policia shqiptare pas protestës së sotme të opozitës ka nisur të “zhvishet”. Efektivët e rendit, të pajisur me shkopinj gome, armë, jelekë antiplumb, etj, kanë nisur ta heqin ‘armatimin’ e rëndë në një parking pranë Kuvendit.
Pamjet e realizuara nga një video amatore tregon policët që grupe – grupe heqin pajisjet dhe i sistemojnë në furgonin e policisë.
E ndërsa djemtë zhvishen, të vjen në mend thënia e ministrit Tahiri “Bravo çuna!” për çdo aksion të suksesshëm policie. Këtë herë thënia më me vend do të ishte “Zhvishuni çuna, se nuk ndodhi gjë!”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





