Teksa prej orës 19:00 do të zhvillohet protesta e shtatë kombëtare e opozitës, para ambienteve të kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit, por edhe Parlamentit, janë të pranishme forca të shumta policie.

Gjithashtu vërehen edhe disa simpatizantë të PD, që kanë ardhur më herët për të ndihmuar në organizimin e protestës, nga fonia tek tullumbacët “Rama ik”.

Janë plot 1500 efektivë që do të angazhohen në protestën të cilët janë efektive te kryeqytetit por edhe nga rrethet.

Ndërsa sipas PD-së, bëhet e ditur se kanë mbërritur ose janë rrugës për në Tiranë rreth 65 mijë qytetarë protestues.