Këtë të diel u zhvillua protesta e opozitës, e cila u shoqërua me tensione mes policisë dhe protestuesve. Në drejtim të disa institucioneve, si Kryeministria, ministritë dhe Bashkia e Tiranës, janë hedhur molotovë dhe fishekzjarre.

Policia ka kundërvepruar duke i shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë. Si pasojë e tensioneve, janë regjistruar 4 policë të lënduar, të cilët kanë përfunduar në spital.

Sipas burimeve të Euronews Albania, janë shoqëruar 13 persona në ambientet e policisë.