Sipas kreut të Partisë Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli policia ka shoqëruar një person invalid, pjesëmarrës në protestën e opozitës të së shtunës.
Mësohet se personi i shoqëruar është Gjergj Cuni, i cili ka qenë pjesëmarrës në protestës ku pati edhe përplasje me policinë.
"Protestat nuk ka gjë që do ti ndalë. Rama është në grahmat e fundit. Në këto momente kanë filluar arrestimet në Shkodër, është arrestuar invalidi Gjergj Çuni, i cili proteston për pagën e tij që ja kanë hequr. Ai fillon arrestimet me shtresën më të vobektë të këtij qyteti. Unë i bëj thirrje policisë që mos aplikohet dhe mos arrestojë njerëz, pasi ata janë qytetarë të thjeshtë që protestojnë. Policia të distancohet, pasi në të kundër do të ketë përplasje me policinë edhe në Shkodër."





