Opozita ka ndryshuar skemë këtë të premte në protestën para bashkisë së Tiranës.

Kësaj radhe ata janë furnizuar me sapun për të goditur godinën, ndryshe nga herët e tjera ku është qëlluar me molotov dhe vezë.

Demokratët akuzojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si të përfshirë në korrupsion, së bashku me drejtorët e tjerë të këtij institucioni.