Pas përfundimit të protestës së opozitës kundër qeverisë Rama, të zhvilluar ditën e sotme në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike për Durrësin, Fatbardha Kadiu.

Përmes një postimi në Facebook, Kadiu shkruan “Protestë e pastër”, teksa e shoqëron me disa foto.

Në foto duket deputetja demokrate e shoqëruar nga mbështetësit e opozitës gjatë protestës së sotme.

G.D.