Pas mbylljes së protestës disa orëshe të opozitës së bashkuar, ka reaguar kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter.

Rama shkruan se opozita është katandisur në tufë qorre që sajon kriza

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”.