Opozita po zhvillon sërish protestë para bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kreut të Bashkisë Erion Veliaj pas akuzave për inceneratorin e Tiranës dhe vjedhjet e drejtorëve te tij me 5D.
Ilda Zhulali anëtare e Këshillit Bashkiak, lëshoi akuza të forta ndaj kreut te bashkisë së kryqytetit.
Ilda Zhulali: Një vit më parë askush nuk guxonte të përmendte emrin e Erion Vveliaj. Ai nuk mund të amnistohet për krimet e tmerrshme që po i bën këtij qyteti, Sot përsëri u zgjuam me dy lajme.
Lajmi i parë ishte që nga Janari deri në korrik janë paguar 7 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston. 7 milionë euro nga taksat tona. Kjo është skema më hajdute me shkatërrimtare jo vetëm për këtë qytet por për gjithë historinë e Shqipërisë.
100 për qind të fondeve shkojnë në xhepat e disa njerëzve për një vepër imagjinare, ne duhet të ndërtojmë një pllakë përkujtimore ku të vendosim emrin e Erion Veliajt dhe Spakistëve të tij tek mali i plehrave të padjegura të Tiranës. Aty e meritojnë ta kenë emrin.
Dhe inceneratorin inegzistent të Tiranës do ta shpallim monument të kulturës se korrupsionit në këtë vend. Ai model që nuk duhet te ndiqet kurrë nga askush.
Sot Tirana pati edhe një lajm të ri që na e solli në vëmendje Erion Veliaj dhe Edi Rama, Si do të transformohet lumi i Lanës. Projekti thoshte se do të këtë disa banesa për qytetarët e Tiranës.
Në fakt ajo që do të thotë është se 300 familje dhe më shumë do të hiqen nga shtëpitë e tyre në mënyrë të dhunshme, brutale, me gaz lotsjellës. Nuk do tu jepen letrat e shtëpive të tyre.
Sa hërë që këtë thonë zhvillim dhe transformim kanë parasysh vjedhjen dhe shkatërrimin.
Ne nuk do ta lejojmë këtë. Ne do ta vazhdojmë të qëndrojmë këtu, ne jemi monumenti i luftës kundër korrupsionit në këtë qytet. Dhe Erion Veliaj nuk do gjejë qetësi deri sa të përfundoje përpara drejtësisë.