Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është konfrontuar fizikisht me Policinë gjatë tubimit të opozitës.
Spahia u përfshi në përplasje dhe konfrontim fizik me efektivët në krye të detyrës.
Ai u pa teksa sulmoi fizikisht uniformat blu duke i shtyrë me forcë, për të hapur rrugën që të kalonin protestuesit dhe të bllokohej aksi.
Më pas kanë ndërhyrë forca të tjera policore për të qetësuar situatën.