Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e cilëson protestën e PD-së më 6 dhjetor si antiEuropiane, pasi në këtë të ditë në Tiranë do të zhvillohet dhe samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Në postimin e saj në “Facebook”, Balluku shkruan se të protestosh kundër partnerëve strategjikë dhe orientimit euroatlantik të vendit është dhe do të mbetet në histori si shembulli unikal i antishqiptarisë.
Zëvendësministrja shkruan më tej për kryedemokratin se “sot po tenton të ngrihet nga varri politik dhe një herë për të shkatërruar këtë vend. Po fati i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët është se nuk ka më fuqi rublash që mund t’i ngrejë nga varri politik këta lloj mostrash. Ata janë të destinuar të mbeten në faqet më të errëta të historisë së këtij vendi dhe aspiratave më të mira të tij për t’u integruar në familjen evropiane.”