Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në mbrojtje të pedagogëve, të cilët kërkojnë rritje të pagave.
Meta i bën thirrje qeverisë që të ndalojë grabitjen te inceneratorët, pasi kjo do të mjaftonte për të plotësuar kërkesat legjitime të pedagogëve dhe studentëve.
Ish-kreu i Shtetit sjell në vëmendje vitin 2001, kur ishte kryeministër dhe vendosi të rrisë pagat e pedagogëve me 45-50%.
“Edhe në vitin 2001, situata ekonomike ishte e vështirë, por unë si Kryeministër vendosa të rrisja pagat për pedagogët 45% deri në 50%.
Ndaloni grabitjen te inceneratori dhe vetëm një pjesë e vogël e taksave që vidhen do të mjaftonte për të plotësuar kërkesat legjitime të pedagogëve dhe studentëve”, shprehet Meta.





