Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot nisjen e vitit të ri akademik me bojkot të mësimit dhe protesta, pasi kërkesat e pedagogëve nuk janë plotësuar nga qeveria.

Sipas tij, vendimi i bojkotit të mesimit synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona.

Sot universitetet e vendit ishin në grevë dhe unë dua të përshëndes të gjithë ata pedagogë, punonjës e studentë që u përgjigjën thirrjes së sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të Sindikatës së Universiteteve.

Pas qendrimit cinik, arrogant, të papërgjegjshëm të qeverisë, Sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve.

Ky vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm, që synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona.

Nuk po kërkojnë asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegët e tyre të universitetit të Prishtinës.”, tha Berisha.