Pas shqetësimit të ngritur nga prindërit e nxënësve të shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli” është rikthyer në detyrë oficerja e sigurisë, Sidorela Oshafi.
Oficerja Oshafi u largua një ditë më parë nga detyra, pasi siç deklaroi drejtoresha e shkollës Edlira Deveja ishin njoftuar me një email nga AKAP për vendimin e marrë.
Shkolla artistike nuk plotësonte kuotën 80 nxënës në arsimin e mesëm dhe për këtë arsye u mor vendimi në fjalë.
Pas largimit të oficeres së sigurisë, prindërit e fëmijëve dolën në protestë, duke thënë se po cënohet siguria e tyre. Ata shprehën hapur shqetësimin, duke paralajmëruar nënshkrimin e një peticioni për situatën e krijuar.