Pas protestës të pronarëve të mjeteve lundruese në Himarë, ka reaguar edhe Policia Kufitare e Vlorës.

Sipas asaj që bën me dije Policia Kufitare, do të lejohen që të lundrojnë ata mjete lundruese që kanë dokumentacion të rregullt.

Po ashtu, sipas sqarimit të policisë, skafet që do të rikthehen në punë normale, do të duhet që të zbatojnë rregullat në mënyrë të përpiktë.

“Duhet pasur parasysh zbatimi i rregullave të lundrimit në det. Të gjithë do të kenë mjetet e nevojshme për lundrim. Në rast se do të konstatohet një shtetas mbi kapacitetin e lejuar në skafe atëherë mjeti lundrues do të bllokohet menjëherë. Do ketë kujdes hyrje-daljet në korridoret, duhet ecje me normat e lejuara. Jeni dëshmitar për atë cfarë ndodhi e nuk duhet të ndodhë”, tha një punonjës i policisë.