Policia e Shtetit ka vënë në zbatim planin e masave për monitorimin e protestës së thirrur nga Sali Berisha dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë këtë të shtunë.

Në fokus të masave të policisë, është ruajtja e institucioneve shtetërore.

Njësitë FNSH do të qëndrojnë në gatishmëri dhe turma do të monitorohet nëpërmjet kamerave të sigurisë për të evidentuar elementë të dhunshëm apo që synojnë të destabilizojnë rendin publik.