Policia e Tiranës ka arrestuar katër protestues të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të cilët janë përplasur me efektivët ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetesit Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj, ndërsa ka nisur procedimi penal për shtetasit me iniciale V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Adriatik Lapak, E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë.