I pranishëm në Komisionin ei Ekonomisë ku po shqyrtohet kthimi i buxhetit 2019 nga Presidenti, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se Ilir Meta duhet të ndërhyjë për dialogun me studentët.
“Buxheti i vitit 2019 ka të gjitha mundësitë që të furnizojë kërkesat e studentëve. Sot, studentët kanë aleat vetëm qeverinë. Dekreti i Metës, pa asnjë detaj për arsimin. Meta të ndërhyjë për dialog me studentët, kjo është zgjidhja”, u shpreh ai.
Pak ditë më parë, Kreu i Shtetit ka kthyer ligjin për buxhetin e 2019 sërish në Kuvend dhe kjo lëvizje e Metës vjen si një mundësi për plotësimit të kërkesave të studentëve që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta.





