Një nga klubet më të rëndësishme të kampionatit italian është zyrtarisht në shitje që nga dita e sotme. Familja Dela Vale ka vendosur të japë dorëheqjen nga presidenca e klubit të Fiorentinës.

Shkak për këtë kanë qenë protestat e vazhdueshme të tifozëve violë, të cilët janë të pakënaqur me merkaton e klubit. “Pronarët e Fiorentinës janë të gatshëm të bisedojnë me cilindo që dëshiron të blejë klubin, duke parë që tifozët janë të pakënaqur me presidencën.Kushdo që i do të mirën fanellës violë dhe që mendon se mund ta menaxhojë më me sukses të bëjë një hap përpara”, shkruhej në komunikatën e klubit të Fiorentinës.