Pas para se të nistë ndeshjes mes Burnley-t dhe Manchester United në stadiumit “Torf Moor”, rreth këtij impianti fluturoi një avion, i paguar nga fansat e “Djajve të Kuq”, që tërhiqte një baner ku shkruhej: “Ed Woodward, një specialist në dështim”.
Një mënyrë origjinale për të bërë përgjegjës zëvendëspresidentin e United, për mungesën e blerjeve të kërkuara edhe nga Mourinho.
Gjithsesi, në përfundim të takimit, i fituar 0-2 nga formacioni i portugezit me një dygolësh të Lukakut (Pogba humbi një 11-metërsh), Mourinho dha një përgjigje befasuese kur u pyet për avionin me banerin. “Nuk e pashë avionin, por Ed Woodward fitoi 0-2 këtë pasdite!”





