Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi pak orë para protestës kombëtare të thirrur me 12 nëntor, të shtunën se ajo do jetë “dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të të mos pranuar kurrë më armikun e egër të votës së tyre të lirë, të sillet si është sjellë me ta”.
Sali Berisha: Zemërimi, revolta, padurimi i qytetarëve shqiptarë po kulmon po rritet çdo orë me padurimin më të madh po presin protestën e nesërme në orën 16:00 të pasdites si një ngadhënjim të plotë të popullit opozitar, si një dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të mos pranuar kurrë më armikun e egër të votës së tyre të lirë, të sillet si është sjellë me ta. Për të mos pranuar kurrë më një kryehajdut të të gjitha kohërave për t’i vjedhur, për ti varfëruar e mjeruar.