Të vetëquajtur si "Vëllazëria kristiane" qindra qytetarë në Maqedoni kanë dalë dje në protestë për të kundërshtuar ndryshimin e emrit të Maqedonisë.
"Trekëmbësh", "Tradhëtarë", "Varje", "Maqedoni antike" dhe shumë ofendime e fyerje për politikanë maqedonas dhe udhëheqës të LSDM-së. Ndërkohë presidenti Gjorge Ivanov pas refuzimit të pranimit të marrëveshjes shihej si hero nga protestuesit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Edhe shqiptarët, si çdo ngjarje tjetër në Shkup, nuk mbetën pa u ofenduar dhe fyer. "Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri nuk do të ndryshohet"– këndohej nga protestuesit.
Pas protestës, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale për të dënuar këto ofendime.