17 maj 2015 – Është bërë gjigante sot protesta që po mbahet në Shkup kundër kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski. Mijëra vetë, mes tyre shumë shqiptarë, dhe diplomatë të huaj i janë bashkuar protestës, me thirrjet “Gruevski ik”. Përgjimet e krerëve të shtetit maqedon e së fundi masakra e Kumanovës, ku si pasojë e një përleshje me armë humbën jetën 22 persona, kanë provokuar protestat. Pak ditë më parë u dorëhoq ministrja e Brendshme, shefi i shërbimit sekret dhe ministri i Transporteve, por kryeministri ka deklaruar se nuk e ka në mend një gjë të tillë.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”