Rreth 1500 demokratë janë nisur nga Durrësi drejt kryeqytetit për t`ju bashkuar protestes para selisë së Partisë Demokratike kundër Lulzim Bashës. Lajmin e kanë konfirmuar anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së në Durrës.

Ndërsa nga Thumana, Malësia dhe qyteti i Krujës do të nisen mbi 200 anëtarë të PD-së, por numri pritet të jetë më i lartë, pasi nisja do të bëhet individuale.

Ndërkohë nga Fushë Kruja dhe zonat përreth do të nisen mbi 300 qytetarë, por numri pritet të rritet pasi demokratët do të udhëtojnë drejt kryeqytetit me makina private.

Bëhet me dije se nuk do ketë organizime por nisjet do jenë me automjete personale në intervale të ndryshme kohore për të qënë pjesë e protestës.