Mijëra qytetarë në Francë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër masave kufizuese për parandalimin e Covid-19.
Mësohet se protestuesit e zemëruar kanë shkatërruar dy qendra vaksinimi, duke iu vënë flakën.
Qytetarët kundërshtojnë bërjen e vaksinës me detyrim për punonjësit shëndetësor dhe lejen që duhet të ketë çdo qytetarë për të hyrë në vende të ndryshme publike.
Kritikët kanë akuzuar qeverinë e Presidentit Emmanuel Macron për shkeljen e lirive themelore dhe kanë njoftuar se protestat do të vazhdojnë.
Por nga qeveria është thënë se masat e reja po merren në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Delta, që po shkakton një rritje të shtrimeve në spitale.





