Të rinjtë shqiptarë ditën e sotme e kanë pritur me protesta Edi Ramën në Torino. Kryeministri i Shqipërisë, ishte i ftuar në Itali për të prezantuar ‘Kurabi-n’ e tij dhe të rintjë janë mbledhur në ‘Sallën Blu’, ku do të prezantohej libri.
5 të rinjtë shqiptarë që protestuan janë shoqëruar nga Digos (Divisione Investigazioni Generali e Operazioni Speciali) pas ankesave të Edi Ramës.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:
Te rinjte shqiptare ne Torino damkosin Edvinin!
Proteste e shqiptareve ne Torino kunder Edi Rames gjate paraqitjes se paçavures se tij “Kurbani”! Gazeta e madhe italiane La Stampa shkruan: “Te rinjte mbanin pankarta ku tregonin ministrin e brendshem italian me vellain e Agron Xhafes, Fatzi Xhafa dhe poshte pankartes shkruhej se ai ishte i denuar 7 vite ne Itali per droge dhe “i lire fale kryeministrit Rama”!
Nderim te veçante protestuesve te guximshem. Thirrje miqesore autoriteteve italiane te lirojne te rinjte sepse ata protestuan kunder zevendesimitv ne Shqiperi te shtetit ligjor me narkoshtetin nga Noriega i Shqiperise!
http://www.lastampa.it/…/salone-del-libro-primo…/pagina.html
Me poshte artikulli i La Stampa:
Pesë të rinj shqiptarë janë ndaluar dhe identifikuar nga Digos ( Divisione Investigazioni Generali e Operazioni Speciali ) pasi protestuan këtë mëngjes, e diel, 13 Maj ndaj Kryeministrit te Republikës së Shqipërisë Edi Rama, i ftuar në Panairin e Librit për prezantimin e librit të tij "Kurban”. Incidenti ndodhi brenda Sallës Blu ku protestuesit, të gjithë shqiptarë që jetojnë jashtë Torinos, treguan disa fletëpalosje A4 me një pamje që tregonte një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Ramës. Me një shenim poshte qe i referohet dënimit prej më shumë se shtatë vjet për trafikun e drogës të dhene nga një gjykatë italiane per vëllain e ministrit të brendshëm shqiptar, Xhafa. Sipas protestuesve ai është "i lirë falë Kryeministrit Rama".
Prezantimi i librit nga Rama u kurua nga qendra italiane e kulturës shqiptare, me pjesëmarrjen e Vittorio Sgarbi. Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda: Kryeministri Rama u përgjigj me disa rreshta. "Ata nuk janë aktivistë, por protestues që ndjekin pothuajse kudo Kryeministrin, duke ngritur pyetje të pabazuara. Agjentët e Digos menjëherë i bllokuan ato dhe u larguan nga salla.





