Protestuesit e opozitës janë grumbulluar në orën 18:30 minuta në selinë e Partisë Demokratike, ku kryetari Lulzim Basha doli nga zyra për të takuar ish-deputetin, Klevis Balliu dhe banorët e “Astirit”.

Ndërkohë që me flamur kombëtar dhe të Partisë Demokratike, protestuesit po mblidhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Me thirrje “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo “Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”, protestuesit e opozitës po zhvillojnë sot protestën e 4 kombëtare. Shumë prej protestuesve janë të pajisur me kundra gaz.