Përmes një postimi në Twitter, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bën me dije se 13 policë janë lënduar nga dhuna në protestën e opozitës këtë të shtunë.
Lleshaj bën sërish thirrje për distancim nga “grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!”
“13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike. Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!”, shkruan ministri.





