Studentët e universiteteve publike në vend kanë paralajmëruar sot një protestë masive përpara Kryeministrisë. Ashtu si dje, ata iu bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore.

Rreth orës 09:00 studentët nisën të mblidhen nëpër fakultetet e tyre, ndërsa kanë gjetur forma të veçanta sipas tyre, duke vendosur shirita apo dhe zinxhirë nëpër dyert e këtyre institucioneve.

Pavarësisht thirrjeve, ata kanë nënvizuar faktin se kauza e tyre nuk është politike, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.

Studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi u mblodhën tek fakulteti, nisën marshimin e tyre, ndërsa në shenjë proteste bllokuan kryqëzimin e "21 Dhjetorit".

Teksa pohojnë se do të ketë përshkallëzim të protestës, studentët kanë paralajmëruar grevë urie.