I ftuar në emisionin "45 Minuta" në Report Tv, deputeti Kujtim Gjuzi ka komentuar vendimin e opozitës për të protestuar më 2 qershor.

Gjuzi tha se njerëzit janë pushim ditën e diel ndaj i vlerësoi me notën zero këshilltarët e kryedemokratit Lulzim Basha.

"Ky stilolapsi është i kuq me të bardhë e ka Skënderbeu i Korçës, por Gjergj Kastrioti është i joni. Ditë diele do ta gjesh të bësh protestë? Këshilltarët zero pranë Bashës. Njerëzit duhet të pushojnë ditë diele. Nuk mundesh. Gjuzi nuk mund të jetë në protestë. Herën e fundit kam qenë në protestë, por të dielën nuk shkoj. Sot kam dhuruar gjak dhe dola brenda normave, prandaj i thashë Ramës hajde që të bëjmë testin e drogës, ta çojmë diku të qetësohet" tha Gjuzi.