Me dhjetëra karrike restorantesh është formuar një zemër e kuqe në mes të sheshit Neumarkt, në qendrën historike të Dresdës, Gjermani. Ndërsa qindra karrike të tjera formonin dekorin e protestës origjinale të pronarëve të bareve dhe restoranteve.
Në Gjermani, baret dhe restorantet pritet të hapen në 15 maj, por shumë pronarë të tyre i tremben faktit se rregullat strikte të distancimit social për të parandaluar përhapjen e koronavirusit do të ulin numrin e klientëve.
Pronarët shprehen se mungesa e klientelës sjell si pasojë uljen e xhiros ditore të tyre.





