Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e së shtunës.
“Nuk ka më mazhorancë.
Mazhoranca është më 11 shkurt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të gjithë shqiptarët do të jenë bashkë kundër këtij Kryeministri mafioz që paratë e tyre i përdor për të shkatërruar pluralizmin dhe demokracinë.
Të gjithë kundër Kryeministrit që vjedh, poshtëron dhe dëbon shqiptarët! #NdryshimMeCdoCmim”, shkruan Meta.
Kujtojmë se pas një takimi në selinë blu, kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta kanë vendosur të zhvillojnë protestë më 11 shkurt për rrëzimin e qeverisë Rama.
Berisha dhe Meta, në zgjedhjet e 14 majit, kanë hyrë me kandidatë të përbashkët nën logon e PD-së, ndërsa ende Gjykata nuk ka marrë vendim se kujt i takon vula, PD-së së Berishës apo PD-së Alibeajt.
Ky i fundit gjithashtu ka nxjerrë kandidatët e tij për zgjedhjet lokale si dhe ka dorëzuar në KQZ anëtarët e KZAZ njësoj siç ka vepruar PS, PD dhe PL.