Bizneset në Vlorë kanë zgjedhur një formë të veçantë proteste, me qëllim plotësimin e kushteve nga ana e qeverisë për ndryshimin e fashës së orarit.
Përpara orës së mbylljes së muzikës, të gjitha lokalet kanë vendosur në sfond himnin kombëtar.
Ndërsa lajmërojnë se nesër do të jenë të gjithë të mbyllur për të protestuar vendimin e orarit të kufizimit të muzikës dhe lëvizjeve.
Kujtojmë se biznesi i Vlorës i është drejtuar me një letë kryeministrit Rama dy ditë më parë, ku i kërkoi zgjatjen e orës policore për të ushtruar aktivitetin biznesit deri në orën 02:00 të mëngjesit dhe lejimin e muzikës deri në orën 00:00.





