Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka qenë i pranishëm në protestën e sotme që u zhvillua në aksin Thumanë-Kashar. Bylykbashi u shpreh se banorët e kësaj zone janë në të drejtë të plotë dhe se do gëzojnë mbështetjen  e PD-së deri në fund.

“Dhe kjo është kthyer pjesë e një interesi privat të Edi Ramës, që më pas i shpërndan si do ai, me kontrata. Jo ky është interes publik dhe interesi publik kurrë nuk mund të shkelet nga interesi privat. Janë në të drejtën e tyre dhe kanë mbështetjen e plotë të PD, deri në një zgjidhje’’, u shpreh Bylykbashi.

Ai më tej shtoi se banorët janë në të drejtë te plotë 100 përqind të tyre. Sipas tij këta banorë përfaqësojnë jo thjeshtë veten e vet por një komunitet shumë të madh që po vuan, që fillon nga këtu e mbaron në Kamëz, i cili sot është konvertuar në para për interes privat, nga qeveria Edi Rama.

“Të gjithë këta banorë këtu janë në të drejtë te plotë 100 përqind të tyre. Këta përfaqësojnë jo thjeshtë veten e vet por një komunitet shumë të madh që po vuan, që fillon nga këtu e mbaron në Kamëz, në Vorë, gjithë ajo popullatë e madhe gjithë ai interes publik , i cili sot është konvertuar në para për interes privat, nga qeveria Edi Rama.

Kanë absolutisht të drejtën e tyre që të dalin çdo ditë nëse kanë mundësi, të qëndrojnë dhe të vazhdojnë të protestojnë se përndryshe kjo qeveri nuk kupton. Ky kilometër ku jemi këtu sot është ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë, dhe ka 30 vite që është kjo rrugë.

Dhe kjo është kthyer pjesë  e një interesi privat të Edi Ramës, që më pas i shpërndan si do ai,  me kontrata. Jo ky është interes publik dhe interesi publik kurrë nuk mund të shkelet nga interesi privat. Janë në të drejtën e tyre dhe kanë mbështetjen  e plotë të PD,  deri në një zgjidhje,” përfundoi ai.