Banorët e qytetit të Durrësit kanë dalë sërish në protestë. Ky tubim vjen pas situatës me motin e keq, i cili ka prekur qytetin dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesat dhe bizneset e tyre.
Qytetarët fajsojnë qeverinë, e cila sipas tyre nuk i ka mbështetur në këtë katastrofë natyrore.
Banorët thonë se ende nuk janë dëmshpërblyer nga përmbytjet e kaluara. Ata bëjnë përgjegjës institucionet për mungesë përgjegjësie dhe angazhim.





