Situata në protestën e që po zhvillohet sot në Durrës është agravuar, pasi disa qytetarë kanë tentuar të hyjnë brenda ambienteve të Bashkisë dhe kanë goditur derën e ndërtesës.

Gjatë incidentit, disa vazo që ndodheshin jashtë ndërtesës u thyen, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin pakënaqësinë për përmbytjet që kanë prekur qytetin dhe dëmet në banesa e biznese.