Qeveria franceze ka pezulluar vendimin për rritjen e taksës së karburantëve çka ka shkaktuar tre javë protesta në Paris. Mësohet se pezullimi do të jetë vetëm për disa muaj.

Vendimi i qeverisë synon të zvogëlojë tensionin dhe të japë kohë për zgjidhjen e ngërçit si dhe nisjen e negociatave me "jelekëvërdhët".

Vendimi pro protestuesve erdhi pas një takimi që kryeministri Edouard Philippe zhvilloi në pallatin Elysee me presidentin Emmanuel Macron.