Pasditen e sotme mblidhet kryesia e Partisë Demokratike, dega Durrës.

Mbledhja zhvillohet në kuadër të përcaktimit të aksionit opozitar në Durrës.

Një ditë më parë, PD dega Durrës, dorëzoi në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës dhe në bashki një kërkesë zyrtare për “ndërprerjen e menjëhershme të procesit të paligjshëm të votimeve në territorin e bashkisë Durrës”.

Sipas shkresës zyrtare, të firmosur nga kryetari i degës, Ferdinand Xhaferaj, nënvizohet se “Në datat 27qershor-2 korrik 2019, në të gjithë territorin e bashkisë Durrës do të organizohen tubime të ligjshme në të gjitha rrugët përballë KZAZ-ve, në qendër të qytetit si dhe përballë qendrave të votimit, në ushtrim të të drejtës kushtetuese të tubimit”.