Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në këto momente në selinë e Partisë, ndërsa në orën 16:00 pritet të nisë protesta e paralajmëruar e opozitës.

Berisha ka mbërritur i vetëm në seli, ndërsa pritet të jenë aty edhe të tjerë drejtues të PD.

Ndërkohë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” rreth 90 minuta para protestës së opozitës, organizatorët janë duke montuar skenografinë, teksa qarkullimi është i bllokuar.

Gjithashtum protestuesit e parë janë mbledhur në Bulevard, teksa mbajnë në duar flamujt e PD dhe dy gishtat lart.