Kreu i PD Lulzim Basha po zhvillon një takim me aleatet në selinë e PD pas protestave të zhvilluar sot në ‘Rrugën e Kombit’.

Mësohet se në takim marrin pjesë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe Klajda Gjosha, kreu i PR, Fatmir Mediu si dhe aleatë të tjerë.

Takimi vjen pas protestës së zhvilluar gjatë ditës së sotme në Morinë kundër taksës së vendosur për mjetet që kalojnë në këtë aks rrugor.

Protesta u shoqërua me incidente dhe dhunë, ndërsa kryeministri Edi Rama paralajmëroi se përgjegjësit do ndëshkohen me forcën e ligjit.