Policia greke ka ndaluar 8 persona në Selanik, duke përfshirë dy të mitur, pas përleshjeve me protestuesit gjatë një vizite të kryeministrit Alexis Tsipras, në përurimin e panairit më të madh tregtar të Greqisë mbrëmjen e së shtunës.
Sipas Kathemerini, 15 policë u plagosën gjatë përleshjeve dhe disa dyqane dhe makina pësuan dëmtime.
Rreth 6,000 qytetarë protestuan kundër emrit të ri të Maqedonisë, duke u përballur me forcat e policisë. Policia përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat e qytetarëve.