Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, teksa ndodhet në burg ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës, ditën e nesërme në Shkodër në orën 12:00.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Salianji ka rikthyer në vëmendje një denoncim të bërë prej tij 7 vite më parë, lidhur po me një rast kriminal në qytetin e Shkodrës.

“Sidomos në Shkodër, në ditët e fundit, krimi sundon bashkë me qeverinë qendrore të Edi Ramës, ç’ka e provoi sot një tjetër vrasje e tipit mafioz në qytetin e Shkodrës.”, u shpreh asokohe demokrati

Në videon e publikuar, Salianji shprehet se është e nevojshme një qeveri e cila lufton krimin e organizuar në vend.