Izraelitët, të afërmit e pengjeve që mbahen në Rripin e Gazës në një protestë që mbajtën në Tel Aviv bllokuan trafikun e një autostrade ndërsa 2 persona u arrestuan në ndërhyrjen e policisë, transmeton Anadolu.

Në lajmin e gazetës “Haaretz” thuhet se në kryeqytetin Tel Aviv u mbajt protestë me kërkesën për shpëtimin e pengjeve të mbajtura në Gaza.

“Dhjetëra protestues dhe të afërm të atyre që mbahen peng, bllokuan për trafikun pjesën në drejtimin jugor të autostradës Ayalon në afërsi të kryqëzimit Hashalom”, thuhet në lajm.

Protestuesit brohoritën me slogane për lirimin e izraelitëve të mbajtur peng në Gaza dhe mbajtën pankarta me mbishkrimet që kërkojnë arritjen e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve.

Policia izraelite largoi nga autostrada protestuesit duke përdorur forcë ndërsa u arrestuan dy persona, njëri prej të cilëve ishte një i afërm i Abraham Monder që mbahet peng në Gaza.