Protesta e opozitës e paralajmëruar për paraditen e nesërme do të bllokojë sërish disa prej rrugëve në qendër të Tiranës.
Sipas policisë së Tiranës, duke filluar nga ora 01:00 e mëngjesit të së hënës, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, deri në përfundim të protestës, në rrugët “George Bush” konkretisht nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha”. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit, nga ish-Hotel Dajtit deri te kryqëzimi i rruges "Murat Toptani", rrugica pranë ish-selisë së Partisë Demokratike dhe rruga ‘Abdi Toptani" tek drejtoria e Burgjeve.
Po në këto rrugë, sipas policisë nuk do të lejohet kalimi i mjeteve nga ora 8:00 mëngjesit deri në përfundim të protestës së opozitës. Sipas policisë, nëse konstatohet ndonjë mjet, ato do të spostohen me mjete ngritëse të policisë.





