Sekretari organizativ në PD, Klevis Balliu, tha në protestën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës se nuk ka drejtësi pa arrestuar Erion Veliajn.

“Dua të shpreh mirënjohjen ndaj të gjithë këtyre qëndrestarëve që përballen me një pushtet të korruptuar dhe të lidhur me organizatat më të rrezikshme kriminale jo vetëm në Shqipëri. Kjo bashki është kthyer në bashkinë e Ndraghetës. Kjo bashki është kthyer në bashkinë e familjes, ku daja e Erion Veliajt, vjehrra e Veliajt, bashkëshortja e Veliajt merr para.

Pa arrestuar Erion Veliajn nuk mund të ketë drejtësi. Kjo opozitë do të qëndrojë sot dhe më 11 korrik kundër këitj pushteti të drogës për të zhdukur narkoshtetin dhe për të kthyer shtetin. Po protestojmë jo për interesa personale, por për drejtësinë që në burg të shkojnë pushtetarët e korruptuar dhe jo ata që denoncojnë,” tha Balliu.