Presidenti Ilir Meta ka ndarë një video nga protesta e sotme ku shkruan se ky është populli i jashtëzakonshëm që meriton respekte dhe përulësi nga e gjithë klasa politike.
Kreu i shtetit bën thirrje për lirimin e studentëve, grave dhe rinisë patriotike të arrestuar nga policia në ditët e shkuara të protestave.
Postimi i Ilir Metës
Ky është populli ynë i jashtëzakonshëm, që meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike!
Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike!





